63 vjeç, Feim Behari nga Krapsi është një nga shumë burrat e fshatit që merren me rritjen e gjelave të detit.
Del nga shtëpia në mëngjes dhe kthehet në mbrëmje bashkë me tufën e shpendëve, me të cilat siguron të ardhura për familjen.
Toka të pakultivuara, por edhe ullishtat, sigurojnë kullota të pasura për gjelat e detit, duke e bërë Krapsin të njohur për rritjen e shpendëve me mish të shijshëm dhe mbi të gjitha, organik 100%. Oborri i shtëpisë së Feimit është kthyer në një ferme të rritjes së shpendëve shtëpiakë ku mbizotëron mbreti i tryezës së festave. Rritja e tyre nis që në fillim të vitit ku tre muajt e parë janë fushatë intensive pasi kjo specie është delikate dhe kërkon kujdes maksimal
Fama e gjelave të Krapsit është e mjaftueshme që banorët ta shesin produktin direkt nga fusha madje pa e ndryshuar çmimin pavarësisht luhatjeve të tregut.
Feim Beharaj i merr porosite nga klientët që pesë muaj përpara festave të fundvitit. Në këtë mënyrë ai rrit shpendët që praktikisht i ka të shitur
Për nuset e shtëpive, kjo traditë e rritjes së shpendëve nga anëtaret meshkuj të familjes, është një kontribut i çmuar që i lehtëson ato nga barra e punëve të shtëpisë. Fshati Kraps dhe zonat përreth njihen për kultivimin e ullinjve dhe gjelave të detit.
Terreni i thyer nuk ndihmon në kultivimin e kulturave të tjera bujqësore si perimet apo drithërat duke bërë që banorët të zgjedhin të merren në masë me rritjen e shpendëve.
/abcnews.al/