Në “fshatin e trëndafilave”, banorët e Mursinit të Konispolit tregojnë si po i kalojnë ditët e izolimit

schedule15:52 - 17 Maj, 2020

schedule 15:52 - 17 Maj, 2020

Abc News udhëtoi në fshatin Mursin të Konispolit, që njihet ndryshe si fshati i trëndafilave. Teksa po lëviznim në zonë na tërhoqi vëmendjen ballkoni i kësaj shtëpie plot lule.

Ndaj dhe ndaluam pak për të biseduar me të zotët e shtëpisë Pilon dhe Lulen që na treguan se si i kanë kaluar ditët e izolimit. Me shaka na thanë se dhe zihen nga pak, por që janë përpjekur të zbatojnë rregullat për tu mbrojtur nga virusi.

Pilo tregon: Me të filluar njoftimet e para morëm furnizimet. Pak kemi lëvizur, dal në ballkon flas me shokët poshtë e lart se këtu si të jesh jashtë është pi një gotë raki.

Jetojnë me pensionin e invaliditetit të Pilos pasi zonjës së shtëpisë i është prerë. Ata merren me bujqësi dhe me ato pak produkte ushqehen.Ndërsa kopshtaria i mban në formë.

Ai tregon më tej: Unë jam invalid, dhe gruaja invalide por ja kanë prerë e se morëm vesh se përse. Komsioni na tha se ja ka prerë gabimisht.

Ndërsa bashkëshortja e tij thotë se merret me kopshtin në mënyrë që të ketë mundësi për aktivitet fizik.

Këtij çifti shumë ju mungojnë fëmijët dhe janë në merak pët ta. I kanë në emigracion. Bllokimi i rrugëve prej pandemisë i ka penguar për t’i takuar.

“Fëmijët nuk i kam këtu. Kam dy goca, një e kam në Athinë e një e kam në Lefkadha. Ajo që është në Athinë punon. Kjo tjetra e gjithë puna e saj ka të bëjë me turizmin nuk shkojnë mirë nga ana ekonomike,thotë më tej Pilo.

Ndërsa Lulja thotë se “përveç fëmijëve s’ka kuptim jeta. Si ata që s’ju ka dhënë Perëndia si ne që kemi, vajtëm tre katër muaj na qan syri.”

Mursia është një fshat 3km larg Konispolit.Banorët e paktë që jetojnë këtu kryesisht janë të moshuar. Deri tani duken të qetë pasi zonat më jugor të vendit nuk janë prekur nga virusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!