Në fshatin e origjinës së Harris/ Indi, banorët luten për fitoren e kandidates demokrate

schedule13:36 - 5 Nëntor, 2024

schedule 13:36 - 5 Nëntor, 2024

Sytë e të gjithë botës janë drejtuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pritje të rezultatit zgjedhor, por në Indi këto zgjedhje janë më të veçanta se zakonisht.

Në fshatin Thulasendrapuram, atje ku ka lindur stërgjyshi i Kamala Harris nga ana e mamasë banorët u lutën në një tempull për fitoren e kandidates Demokrate.

Në fshatin e Indisë Jugore janë vendosur me dhjetëra pankarta në mbështetje të Harris ku shkruhen lutje të ndryshme hindu.

Kandidatja Demokrate për Garën presidenciale të nëntorit, nëse do të fitonte këto zgjedhje jo vetëm që do të bëhej gruaja  e parë presidente e Shteteve të Bashkuara, por do të ishte gjithashtu edhe udhëqësja e parë Amerikane me origjinë nga Azia Jugore.

Harris nuk e ka vizituar kurrë fshatin  Indian, banorët e të cilit u lutën për fitoren e saj. Kandidatja Demokrate nuk ka asnjë familjar në këtë fshat, por banorët që jetojnë atje e vlerësojnë Harris si njeriun që e beri të “madh” fshatin e tyre nëpërmjet origjinës së saj në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!