Në fshatin e mbetur pas në kohë/ Pse u fshinë parullat socialiste në Kudhës?

schedule20:12 - 18 Gusht, 2018

schedule 20:12 - 18 Gusht, 2018

Edicioni Veror u vendos këtë fundjavë në fshatin Kudhës, duke marrë rrugën majtas te rrapi kryesor nga Qeparoja dhe duke vijuar për 40 minuta në një rrugë të keqe.

Në këtë fshat të mbetur pas në kohë, për shkak të parrullave të socializmit, të cilat u përforcuan nga banorët, gazetarja jonë Fjorda Llukmani pa se ato tashmë ishin fshirë po nga vetë ata. Në pamundësi për të deshifruar se çfarë shkruhej në to, ajo iu drejtua banorëve të fshatit dhe konkretisht u mikprit në shtëpinë e profesorit të dalë në pension Viktor Çani. Ai i rrëfeu gazetares sonë edhe historinë e parrullave.

“Parrullat kanë qenë në kohën pa u prishur sistemi, jo vendimet e kongresit, rroftë PPSH. Me mbarimin e sistemit ato u zhdukën vetvetiu, më vonë taninë 2010 që u rregullua qendra e fshatit, duke parë që erozioni kishte bërë punën e tij i përforcuarn dhe i fshinë, ata që i bënë,  fshinë, se nuk i kishnin vetë qejf fshatarët. Ata që ishin në emigrim u prekën shumë”– thotë profesori.

https://youtu.be/1lJyb6k2W2E

Profesori foli gjithashtu edhe për jetëseën në këtë fshat dhe tregoi se më parë dëshira e fëmijëve për të mësuar ka qenë më e lartë sesa sot.

“Para formimit të kooperativës ishte fshat blegtoral, nga vetë pozicioni gjeografik. Nga fshati ynë kanë dalë 300 e ca nxënës me shkollë të mesme dhe mbi 100 me shkollë të lartë. Ku sot janë me grada shkencore. I pari ka qenë doktori i kirurgjisë, që quhet babai i kirurgjisë Petro Cani, pastaj profesor Lek Gjiknuri, babai i deputetit të sotëm, tani ka shumë pak. Ne kemi besimin që do rikthehen këta dhe fshati të ecë përpara e të kthehet siç ka qenë”.

Ai tregon edhe në 2001 me iniciativën e vetë fshatarëve u ndërtua edhe rruga nga vetë djemtë e fshatit.

“Në 2001 me iniciativën e vetë fshatarëve u dha të drejtë Fondi i Zhvillimit, pagoi dhe fshati 10%, dhe u bë kjo rruga. Rrugën e bënë vetë djemtë e fshatit”.

Gazetarja u ndal edhe në ndërtesën e qendrës së kulturës së fshatit e cila sot është kthyer në një pronë private, ndërsa aty takoi një banor, 91 vjeçar që kishte punuar ndërtues, i cili i rrëfeu sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Edicioni Veror u largua nga Kudhësi, duke marrë rrugën e vjetër nga Piluri, e cila ishte ndërtuar për të devijuar Porto Palermon, por për banorët kjo rrugë i dha një farë jete fshatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!