Fshati Mukje, I cili ndodhet ndërmjet Krujës dhe kryeqytetit, ruan historinë nga konferenca e Mukjes, në verën e vitit 1943.
Konferenca me synim bashkërendimin e rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike, kujtohet ende nga një banor I kësaj zone.
Ndonëse asokohe ishte mjaft I ri në moshë, Hamdi Zaja, 92 vjeç rrëfehet pikërisht në sheshin ku u mbajt konferenca.
Hamdiun edhe pse në moshë të thyer, e gjen duke kullotur bagëtitë, pranë kurores së ullinjve të bahçes së tij.
Banesat e dëmtuara nga tërmeti 2019-ës janë rindërtuar dhe kjo tregon që banorët e duan fshatin. Burimi I të ardhurave të familjeve në Mukje është bujqësia, kryesisht nga kultura e ullirit që zë një pjesë të konsiderueshme.
Edhe sot pas dekadash, ky fshat vazhdon të tregojë se historia, kultura dhe lidhja me tokën janë thelbi I identitetit të tij të paharruar.