Në Francë, fëmijët në moshën gjashtë vjeç duhet të mbajnë maska në klasë

schedule12:23 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:23 - 29 Tetor, 2020

Franca ka vendosur maskat me detyrim për fëmijët në shkolla, duke filluar nga mosha 6-vjeç.

Kryeministri francez Jean Castex, deklaroi se nxënësve nga mosha 6-vjeç do t’u kërkohet të mbahet maska në klasë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare, Castex tha se ky ishte një vendim i domosdoshëm për të mbrojtur fëmijët, mësuesit dhe prindërit.

Ndërkohë baret, restorantet, bizneset do të mbeten të mbyllura deri në 1 dhjetor, ndërsa shtoi se kompanitë duhet të nxisin punonjësit të punojnë nga shtëpia.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sa më shumë, por natyrisht duhet kushte dhe masa të rrepta për të parandaluar përhapjen  e koronavirusit”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!