Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në fokus të diskutimit dialogu me Kosovën, Lajçak pas Vuçiç, paralajmëron takim të nivelit të lartë

schedule14:54 - 20 Prill, 2022

schedule 14:54 - 20 Prill, 2022

I dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, spas takimit me Presidentit serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se në fokus të takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Lajçak përmes një postimi në Tëitter ka bërë me dije se ka pasur një diskutim me Vuçiç  mbi procesin e dialogut, si dhe paralajmëroi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.



Lajçak qëndroi në Beograd në ditën kur grupet punuese të të dyjave vendeve do të takohen sot për çështjen e targave në Bruksel. Takim do të ketë edhe nesër, më 21 prill kur është edhe afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme të targave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!