Australia është përballur me zjarre ekstreme , përmbytje dhe breshër gjatë këtij viti. Tani ekspertët po paralajmërojnë njerëzit që të kujdesen për merimangat vdekjeprurëse .
Në rajonet pyjore me lagështi të Australisë lindore, disa specie merimangash janë të njohura për helmin e tyre shumë toksik dhe që veprojnë shumë shpejtë.
Të Mërkurën, Parku Australian i Reptileve – me qendër në Somersby, në shtetin e New South Wales – tha se rreziku ndaj këtyre specieve është rritur ndjeshëm.
“Për shkak të rreshjeve dhe ditëve të nxehta që ne kemi kaluar merimangat do të fillojnë të lëvizin,” tha zëdhënësi i parkut Daniel Rumsey në një video të postuar në Facebook .
Këto specie janë potencialisht një nga merimangat më të rrezikshme në planet dhe ne duhet t’i marim shumë seriozisht.”
“Helmi i tyre është goxha toksik dhe mund të vrasë dikë,” tha ai dhe ato mund të shkojnë në shtëpitë e njerëzve nga toka ose nga çatia”./abcnews.al