Mbrëmjen e djeshme u finalizua Festivali i 61 i Këngës, ku gara më e madhe ishte midis dy këngëtareve të njohura. Elsa Lila fitoi çmimin e parë të Festivalit, ndërsa Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion.
Mirëpo, çfarë i bashkon vajzat me njëra-tjetrën përveç garës në Festival? Kujtojmë që para disa vitesh, Albina ishte konkurente në “The Voice of Albania” dhe zgjodhi si mentore të saj, Elsën. Vajzat shkuan deri në finale, ku Kelmendi u rendit e dyta.
Ndërsa, në ditët e sotme, ato kanë qenë përballë njëra-tjetrës me dy nga këngët më të spikatura të Festivalit, “Evita” dhe “Duje”./abcnews.al