Në orën 20:45, në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, Ballkani i Ilir Dajës do të presën bjellorusët e BATE Borisov, në përballjen e parë të vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League.
Përsa i përket formacionit tekniku Ilir Daja nuk ka bërë ndonjë ndryshim duke i rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është Koliçi. Në krahët e mbrojtjes janë Thaqi e Trashi, ndërsa qendra mbulohet nga dyshja Dellova-Jashanica. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Korenica-Kuç-Kryeziu, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Gripshi, Berisha e Tolaj.
Në krahun tjetër tekniku Alsheuski ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion si Daja atë 4-3-3, ku në portë është vendosur Kdravets e para tij Jimoh, Bane, Khadarkevich e Nechaev. Në mesfushë janë rreshtuar Grechikho, Bocherov e Gromyko, ndërsa në sulm janë pozicionuar Malkevich, Laptev e Kontsevoy. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: