Në “Elbasan Arena” për të shkruar historinë, formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Ararat Armenia

schedule18:54 - 20 Korrik, 2023

schedule 18:54 - 20 Korrik, 2023

Pas rreth 1 ore, në mitikun “Elbasan Arena”, “rrogozhinasit” e Egnatias do të përballen me armenët e Ararat Armenia, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League, teksa kujtojmë se përballja e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Përsa i përket formacionit, tekniku Edlir Tetova, ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është Alen Sherri. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Lila e Musta, me qendrën që mbulohet nga Malota e Memolla. Më tërhequr në mesfushë janë Mellugja e Aleksi, ndërsa treshja Kasa-Fernando-Isgandarli kanë për detyrë “organizimin” e ofensiave sulmuese, të cilët presin finalizim nga “bomberi” ganez, Raphael Dwamena.

Në krahun tjetër, teknikun Vardan Minasyan e ka rreshtuar ekipin e tij me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Ermakov e para tij Hakobyan, Cassio Shied, Bueno e Alemao. Në mesfushë janë pozicionuar Castanheira, Nondi e Muradyan, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Yenne, Eza e Serobyan. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: