Në dyshim për pastërtinë e figurës, KQZ dërgon për hetim në prokurori kandidatin e PS

schedule13:19 - 15 Prill, 2023

schedule 13:19 - 15 Prill, 2023

TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Prokurorisë të hetojë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës  Qerim Ismailaj.

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi mori shkas nga përgjigja që Ismailaj i ka dhën pyetjeve në formularin e  vetëdeklarimit.

“A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë.” tha Celibashi

Sherri  mes të rinjë në Greqi para disa vitesh  sipas Celibashit nuk e pengon Ismailajn të garojë  më 14 maj.

Kryeari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i referohet  dokumentacionit të vënë në dispozicion nga organi i akuzës dhe i jep fund diskutimeve të përfaqësuesve të Partisë Demokratike

“Pezullimi nuk mund të merret në konsideratë. Fakti tjetër ka të bëjë me provën që ne kemi paraqitur, dënimi ka marrë formë të prerë dy ditë pas regjistrimit të Ismailajt  si kadida për kryetar bashkie në Mallakastër.  Neni 69 i Kodit Penal referon që dënime deri në 6 muaj periudha e ndalimit është 2 vjeçare, jemi në kushtet që kandidati është në pengesë ligjore, duhet te vendosë ndalimin e kandidimit.”

“Ismailaj ka përmbushur detyrimin alternativ dhe në përfundim dënimi  konsiderohet  i paqenë. Vlerësoj se nuk ka ndalim nga pikëpamja e ligjit”

Derisa Prokuroria të shprehet Qerim Ismailaj do të vijojë të jetë në garë për Bashkinë e Mallakatrës dhe të figurojë në fletën e votimit përballë Agron Kapllanajt të Partisë Demokratike dhe Resmi Shanajt nga Foltorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!