Enver Hoxhaj, nën-kryetari i Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera i ftuar në një lidhje direkt me studion e “Tirana Live” në ABC News, foli edhe për këtë dy-vjeçar të qeverisjes Kurti.
Ai është shprehur se gjatë kësaj kohe, qytetarët janë varfëruar dhe janë rritur kostot e jetesës.
“Çfarë ka ndodhur në këto dy vite, ka qenë varfërim i qytetarëve dhe rritje e kostove të jetesës, po ashtu edhe një izolim i jashtëm i shtetit të Kosovës.
Kosova nuk pritjen politike të saj të jashtme, ku nuk ka avancim të agjendës së saj të integrimit europian, ku nuk ka një hap konkret për afrimin me NATO-n.
Pritjet e mia ka qenë të tilla dhe po konfirmohen,” u shpreh Hoxha.
Në lidhje me incidentet në veri së fundmi ai tha se këto janë akte të orkestruara nga Beogradi dhe janë një mesazh për pengimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Djegia e makinave në veri është një nga akt i orkestruar nga Beogradi. Këtu kërkohet nga qeveria e Kosovës që ushtrojë trysni ndaj partnerëve që të jenë të vendosur për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
E pa kuptim që të arrihet një marrëveshje, ndërkohë që vazhdojnë incidentet në veri të vendit.
Ky ka qenë një mesazh i Serbisë, për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit,” tha Hoxhaj.r.t/abcnews.al