Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për mashtrim. I arrestuari është Kelmend Kruja, 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 31.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, me anë të mashtrimit i ka marrë makinën tip “Golf”, shtetasit H. S., dhe nuk ja ka kthyer më.
45-vjeçari po ashtu ishte shpallur në kërkim dhe nga policia e Korçës, pasi më datë 09.06.2021, i ka marrë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Benz”, shtetasit F. Q., dhe nuk ja ka kthyer më.
Gjithashtu, shtetasi Kelmend Kruja, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Kelmend Kruja, 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 31.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, me anë të mashtrimit i ka marë automjetin tip “Golf”, shtetasit H. S., dhe nuk ja ka kthyer më.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe nga DVP Korçë, pasi më datë 09.06.2021, i ka marë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Benz”, shtetasit F. Q., dhe nuk ja ka kthyer më. Gjithashtu, shtetasi Kelmend Kruja, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. /abcnews.al/