“Në djall, krudot, shampanjat e shezlonget luksoze”, Einxhel shpërthen për tragjedinë në Himarë: S’keni mendere

schedule19:01 - 2 Gusht, 2022

schedule 19:01 - 2 Gusht, 2022

Mes shumë emrave të njohur që kanë reaguar për tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen, është edhe moderatorja Einxhel Shkira.

Ajo është revoltuar me të gjithë ngjarjen dhe ka shpërthyer në Instastory.

Ndër të tjera, Einxhel i është drejtuar qeverisë duke thënë se nëse nuk kanë mendere të bërë gjërat me standartet e sigurisë njësoj si bota, atëherë boll i grisën brekët e reja me tangërlligë.

“Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me keto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju??

Kaq e rëndësishme është per shtetin ton te lejoj lundrimin e tyre te qefit ne breg me njerzit dhe pasi u ben disa raste rradhazi???Nese skeni mendere ti beni gjerat me standarte sigurie njesoj si bota atere boll i griset breket e reja me tangerllige qe marrin jete njerzish!!!”, ka shkruar moderatorja.

Më tej, ajo ka mallkuar të gjithë, duke u shprehur se ska ngushëllim për familjen.

“Edhe sa aksidente tè tjera me pasoja fatale duhet te ndodhin, qè tè merren masa?

Shkofshi pas dielli me glithe detin tone te mire, me gjithe shezllonat luksoze, me githe krudot e shampanjat qe i tregojme botes, kur spo mbrojme dot femijet as ne breg te detit!!

Meritoni fjale me te renda por… kjo sdo e kthej pas engjellin qe moret sot nga familja vet dhe se sheron dot plagen qe ia keni hapur me te thelle se vete deti…

Ska ngushellim qe mund ti jepet asaj familje sot!!”, ka shtuar Einxhel./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!