Aktorja e njohur Olta Gixhari është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Ndërsa herë pas here ka treguar se ka nisur përgatitjet për bebin, duke blerë veshjet dhe orenditë e nevojshme për të.
Së fundmi, Olta ka ndarë edhe një imazh të shtëpisë së saj, të cilën tashmë e ka cilësuar si shtëpi të shndërruar për beba.
“Ngadalë ngadalë dhe shtëpia jonë po shndërohet në shtëpi bebash. Po mbushet me pajisjet e bebit”, ka shkruar Gixhari krah fotos në ‘Instastory’.
Kujtojmë se më herët, aktorja zbuloi se bebi i saj është djalë dhe këtë e tregoi duke mbajtur një palë atlete blu në duar bashkë me partnerin./abcnews.al


