Moderatorja Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe këtë gjë nuk nguron ta tregojë hapur.
Ajo ndan herë pas here këshilla të ndryshme edhe për nënat e reja.
Së fundmi, teksa ka treguar një gatimet e saj, Arbana ka zbuluar se ka hequr dorë prej disa ushqimeve për hir të bebushit. Moderatorja ka hequr nga dieta e saj sheqernat dhe karbohidratet për hir të vogëlushit.
“Mëngjeset e shëndetshme janë të kushtëzuara nga shtatzënia. Duhen shumë perime, shumë fibra. Tani nga fundi kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqernat dhe sheqerin e marr nga frutat, edhe ndonjë akullore. Si mund të rri unë pa akullore”.
Më tej, Arbana ka theksuar se mezi po pret periudhën kur mund të konsumojë gjërat më të mira të botës, megjithatë tani fokusi është tek bebi.
“Nuk janë gjërat më të mirë në botës, te gjërat e mira do të rikthehemi pak më vonë, por e rëndësishme është të hash mirë, sidomos në këtë periudhë”, përfundon ajo në videot në Instastory./abcnews.al