Pak muaj më parë Olta Gixhari dha lajmin se është në pritje të ëmbël. “Mom and Dad” shkroi aktorja krahas postimit që bëri në rrjete sociale, teksa pozonte së bashku me partnerin në breg të detit.
Ajo ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit momente gjatë kësaj periudhe të ëmbël. Teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzanisë, Olta ka ndarë me të gjithë emocionet që po përjeton, ndërsa i ka bërë një dedikim të ëmbël të voglit të saj që do të vijë në jetë.
“Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tona i vogli im. Mami dhe babi po çmenden nga lumturia.“, ka shkruar aktorja krahas fotos që ka publikuar, ku tregon dhe përgatitjet e fundit për bebushin. /abcnews.al/