Në ditën e saj të lindjes, Rona Nishliu jep lajmin e madh me vajzën në krahë

schedule19:11 - 25 Gusht, 2020

schedule 19:11 - 25 Gusht, 2020

Këngëtarja Rona Nishliu feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të bekuar të sajën, ajo ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me të gjithë.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet teksa po shijon perëndimin e diellit me vajzën, Rona ka treguar se është shtatzënë.

Ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por ka theksuar se nuk ka bekim më të madhë.

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”, ka shkruar Rona.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on

Kujtojmë që më herët, Nishliun e ka uruar nëna e saj me disa fjalë tepër prekëse.

LEXO EDHE: Rona Nishliu feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga nëna e saj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!