Në ditën e punëtorëve, sot Europa proteston ndryshe

schedule12:41 - 1 Maj, 2020

schedule 12:41 - 1 Maj, 2020

Për pjesën më të madhe të Europës, 1 maji është zakonisht një festë publike për të drejtat e punëtorëve, por kjo sot nuk është një ditë normale.

Në Francë, zakonisht është një ditë marshimesh  kur njerëzit blejnë zambakun e luginës nga vendasit, si simbolikë e 1-Majit.

Por sot dyqanet e luleve janë të mbyllura, dhe në vend të kësaj njerëzit do të “protestojnë” me tiganë dhe enë nga ballkonet e tyre siç bëjnë çdo mbrëmje, dhe do të ketë gjithashtu protesta virtuale në internet.

Një protestë prej 3 orësh është planifikuar në Gjermani.

Një drejtues i partisë, Christian Lindner, thotë se duhet të jetë një ditë për papunësinë sesa për Ditën e Punës, pasi më shumë se 10 milion punëtorë janë regjistruar në qeveri për të marrë ndihmë.

Federata kryesore e sindikatës së Portugalisë do të zhvillojë disa evente  në 24 qytete, por vetëm zyrtarë të sindikatës do të marrin pjesë. Protestuesit në Greqi kanë ruajtur distancën sociale në një tubim jashtë parlamentit në Athinë, duke kundërshtuar  shtyrjen e izolimit deri më 9 maj.

Në Austri, 1 maji është dita që do të hapen të gjitha dyqanet dhe sallonet e bukurisë, por shumica ka të ngjarë të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së sotme.

Dita e 1 majit në Finlandë është  krejtësisht ndryshe me  festa dhe mitingje.

Por tani gjithçka  ka ndryshuar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi , ku shumica po përdorin rrjetet sociale për të shprehur protestat e tyre me fjalë.

Presidenti italian Sergio Mattarrella ka dhënë një fjalim gjatë ditës së sotmë duke thënë: “Nuk mund të ketë Republikë pa punë  sepse puna është liri , dinjitet dhe autonomi për njerëzit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!