Në ditën e lindjes, Don Xhoni sapo iu dhuroi fansave një tjetër hit

schedule20:22 - 8 Prill, 2021

schedule 20:22 - 8 Prill, 2021

Sot është një ditë e veçantë për Don Xhonin, reperin nga Kosova pasi feston ditëlindjen. Autori i hitit “Cocaina” mbush 21 vjeç dhe në këtë ditë speciale, reperi ka vendosur t’ju dhurojë fansave një tjetër hit. Kënga mban titullin “Maffia” dhe sapo është publikuar në Youtube.

Për tekstin është kujdesur vetë Don Xhoni, ndërsa videoja është realizuar nga Sekuencë Studio. Kujtojmë që ditët e fundit Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas sherrit virtual me anëtarët e grupit OTR. Ishte Varrosi i cili pak ditë më parë publikoi këngën “Flamma”, një diss ndaj reperëve që kanë patur përplasje me OTR.

Mes Big Kik, Don Phenom, Mato Lalen, Feron etj, reperi përmend dhe Don Xhonin lidhur me deklaratën e famshme për profesoreshën. Por, Don Xhoni u përgjigj duke thënë se nuk do t’ja kthejë dissin pasi nuk dëshiron të promovojë negativitet ndërsa bëri thirrje të mos e përmendin në këngë. ” /abcnews.al