Në Ditë e Romëve, Mandi Nishtulla zbulon surprizën: Po punoj për ‘Të ka lali shpirt 2’

schedule09:05 - 8 Prill, 2021

schedule 09:05 - 8 Prill, 2021

Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve dhe në kryeqytet pritet të zhvillohen shumë aktivitete.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, drejtuesi i organizatës “Vish Këpucët e Mia”, Ram Hadroj ka folur për këtë ditë, duke u ndalur te sakrificat që ky komunitet kanë bërë pavarësisht racizmit që ka hasur. Ai ka marrë shembull historinë e jetës së tij, duke rrëfyer se ka shkuar për studime në Londër me vetëm 10 Paund.

LEXO EDHE: Dita Ndërkombëtare e Romëve, Ram Hadroj tregon historinë e jetës: Shkova në Londër me 10 Paund

Nga ana tjetër në një lidhje me Skype ka qenë këngëtari i njohur, Mandi Nishtulla, i cili ka përshëndetur të gjithë romët.

Ai ka treguar edhe kuptimin që di për flamurin e romëve.

Ai flamur simbolizon rrugën tonë që do të thotë ka qenë një mbret nga Rumania, nuk e di a ka qenë romë. Por ai është cilësuar mbret dhe më pas kryeministër, më pas janë shpërndarë romët në të gjithë botën”.

Në këtë lidhje, Mandi ka zbuluar edhe projektin e tij më të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim.

Jemi duke bërë një këngë ‘Të ka lali shpirt 2’ me lalin tim”, tha ai nga studio./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!