Në Dardhas banorët disa orë në këmbë për të dalë nga izolimi

schedule12:08 - 13 Janar, 2019

schedule 12:08 - 13 Janar, 2019

Në Dardhas të Pogradecit bora nuk matet me centimetër, por me metër. Shumë  familje po kalojnë ditë të vështira dhe në mungesë të çdo lloj shërbimi jetësor. Të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative janë në izolim prej dy javësh. Rrugët dytësore janë të bllokuara, duke e bërë të pamundur komunikimin me qendrën e njësisë.

Në nevojë ekstreme, banorët  ndërmarrin rriskun të çajnë izolimin nga bora, duke ecur në këmbë.Për të arritur në Dardhas, ju duhet të ecin mbi pesë ore, mes acarit dhe të papriturave të motit. Kjo është e vetmja mënyrë, që banorët e Osnatit, Nices, Derdushes dhe fshatrave të tjerë, të sigurojnë ushqime dhe ilaçe, duke i rezistuar dimrit, që është në kulmin e tij.

Energjia elektrike mungon prej dy javësh, ndërsa emergjencat shëndetësore mbeten frika e përditshme e banorëve të zonave të thella, që i janë nënshtruar borës, po aq sa harresës nga shteti. Vetëm në fundjave, u bë e kalueshme rruga prej 7 kilometrash nga Dardhasi deri në Qafë Plloçe, ndërsa nuk dihet kur do të ndërhyet për të hapur edhe rrugët e fshatrave të tjerë, që vuajnë izolimin e gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!