Pritjes së gjatë për sezonin e 5-të të serialit “La Casa de Papel” duket se i ka ardhur fundi.
Sipas disa njoftimeve në mediat botërore, “La Casa de Papel”, pjesa e pestë do të lancohet në prill të këtij viti.
Ky sezon pritet të jetë edhe i fundit për “La Casa de Papel”. Edhe pse më herët u paralajmërua një sezon i gjashtë, kjo nuk pritet të ndodhë.
Tashmë me vdekjen e Nairobit në sezonin e fundit, fansat e serialit janë duke e pritur me padurimin sezonin e 5-të./abcnews.al