Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në “By Pass-in” e Vlorës mungon sinjalistika, rruga devijon në mes të fshatit Kaninë

schedule18:12 - 22 Korrik, 2021

schedule 18:12 - 22 Korrik, 2021

Nga Elton Nika

Edhe pse i hapur provizorisht për shkak të sezonit turistik problematikë në “Bypass-in” e Vlorës, është mungesa e sinjalistikës. Kjo shkakton probleme për drejtuesit e mjeteve që i drejtohen bregdetit të Vlorës.

Segmenti më problematik është ai nga Kanina në Orikum. Në dalje të fshatit Kaninë është vënë një semafor për ndalimin e mjeteve po kjo krijon probleme pasi drejtuesit e mjeteve duhet të presin dhe kjo krijon trafik në të dyja krahët e rrugës.

Punimet në këtë rrugë nuk kanë përfunduar. Mjetet janë të detyruara të futen në fshatin Kaninë. Një nga të tjerat probleme është dhe devijimi në brendësi të fshatit Kaninë, ku për shkak se punimet ende nuk kanë përfunduar është vendosur që aktualisht kalimi të kryhet brenda në fshat. Por pavarësisht vendosjes së një semafori, apo pranisë së policisë, rruga e ngushta e fshatit është një problem mjaft i madh.

Përgjatë “by pass-it” mungojnë barrierat mbrojtëse duke vënë në rrezik jetën e shoferëve. Një tjetër problem është ndriçimi i cili mungon./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!