Në burgun e … edukimit/ Rehabilitimi i adoleshentëve, përmes mësimit për vlerat e jetës

schedule13:53 - 24 Shkurt, 2024

schedule 13:53 - 24 Shkurt, 2024

Në hollin e madh të këtij institucioni gjenden shprehje motivuese si edhe piktura të cilat janë të realizuara nga këta të mitur që vuajnë dënimet. Një pjesë e mirë e programit të ri integrimit, përfshin aktivitete të shumta.

Për Andin qëndrimi disa mujor në këtë regjim, duket se ka dhënë rezultat.

Sot ai e sheh jetën me një tjetër këndvështrim.

Këta të mitur bashkë me dënimin kanë ndërprerë edhe shkollën. Por në këtë institucion, vijimi i mësimeve është i rëndësishëm.

Njëp jesë e të miturëve kanë pasione dhe talente të veçanta të cilave iu kushtohet njëvëmendje e madhe.

Për disa prej tyre kujdesi për shpendët është kthyer në prioritet.

Pjesë e këtyre të rinjëve është edhe Elio. Një aksident fatkeq me pasojë vdekje, e ka mbyllur në qelitë e këtij institucioni.

Metodat që ky institucion ka zgjedhur për riedukimin e të miturëve që kanë shkelur ligjin, për shumicën kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye, është parë me vend që të shtyhet mosha e qendrimit deri në 21 vjeç.

Të rinjëve u mësohen edhe përgjegjësitë në institucion.

Ndryshe nga të burgosurit e tjerë, të mitureve në këtë institucion i jepet më shumë kohë për të kaluar mefamiljen.

Për Erditin, mbështetja nga familja, pavarësisht gabimeve të së shkuarës, është ajo çfarë e motivon në këto 4 muaj qendrimi në institucion.

Në këtë institucion, vuajnë dënimin 28 të mitur. Historitë e tyre janë nga më të ndryshmet, por ajo çfarë vihet re në sytë e tyre, është pendesa për të kaluarën, dhe ëndrrat e mëdha për të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!