Në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako apelon vendimin

schedule11:28 - 14 Qershor, 2023

schedule 11:28 - 14 Qershor, 2023

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka apeluar masën  e arrestit në burg të  dhënë më 8 qershor nga shkalla e parë për  akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dako nëpermjet avokatit te tij mbrojtës i është  drejtuar Apelit të Posaçëm  që të ndryshojë  vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën  e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Vangjush Dako  u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!