Jorgo Goro mbetet në burg/ SPAK cakton tjetër masë “arrest në burg” për ish-kreun e Himarës

schedule15:00 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:00 - 4 Korrik, 2024

Një tjetër masë arresti në burg është caktuar ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Goro në kohën që ka drejtuar bashkinë e Himarës ka favorizuar kryetarin e komanduar të Bashkisë Arqile Bollano, për të përfituar një sipërfaqe toke prej 4263 metra katror por në kundërshti me ligjin.

Goros iu komunikua masa e arrestit në qeli, pasi po mbahet I izoluar me dyshimin se ka ndikuar në tjetërsimin e një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror tokë në fshatin Gjilëkë në Dhërmi. Hetimet kanë nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por më pas dosja u transferuan në prokurorinë e posaçme.

Sipas hetimeve Goro në vitin 2016-të ka trajtuar një kërkesë të Bollanës në bazë të ligjit 7051 për pajisje të aktit të marrjes së tokës në pronësi duke I dhënë një sipërfaqe prej 4263 metra katror tokë. Por nga verifikimet e prokurorisë, rezulton se Bollano është përfitues I një sipërfaqe prej 7700 m2 që e zotëron prej vitit 1996 dhe në këtë mënyrë Goro akuzohet për shpërdorim të detyrës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!