Në burg për inceneratorët, caktohet data e gjyqit për Lefter Kokën

schedule13:24 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 13:24 - 28 Dhjetor, 2021

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do dalë përballë gjykatës më datë 2 janar. Siç raporton gazetari Ermal Vija, pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin. Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!