Në Bundesliga “përplasen” kryesuesit, publikohen formacionet e Bayern Munich-Bayer Leverkusen

schedule19:36 - 15 Shtator, 2023

schedule 19:36 - 15 Shtator, 2023

Java e 4-t e Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga ka rezervuar një përballje spektakolare për futbolldashësit, teksa në orën 20:30, në “Allianz Arena” do të përballen dy kryesuesit e deri më tanishëm të tabelës, Bayern Munich e Bayer Leverkusen.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “bavarezëve” Thomas Tuchel i ka rreshtuar “të kuqtë” e tij me formulën, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Ulreich. Në krahët e mbrojtjes janë Laimer e Davies, me qendrën që mbulohet nga Kim Min-Jae e Upamecano. Më të tërhequr në mesfushë janë Leon Goretzka e Joshua Kimmich, ndërsa Gnabry, Muller e Sane janë në mbështetje të “bomberit” anglez, Harry Kane.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll, Xabi Alonso i ka rreshtuar “aspirinat” e tij me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është pozicionuar finlandezi Hradecky e para tij Kossounou, Jonathan Tah e Tapsoba. Në krahët e mesfushës janë Jeremie Frimpong e Grimaldo, me qendrën që mbulohet nga Andrich e Granit Xhaka. Më të avancuar janë dy “fantazistët”, Jonas Hofmann e Florian Wirts, ndërsa në majën e sulmit është “bomberi” nigerian, Victor Boniface. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: