Në Britani “humbasin” 15 mijë të infektuar pas një problemi me programin kompjuterik të Excel

schedule15:51 - 6 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 6 Tetor, 2020

Dështimi i fundit i qeverisë së Boris Johnson në menaxhimin e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar duket se ka ardhur për faj të programit kompjuterik të “Excel”, raporton la Repubblica

A është e mundur që një ekzekutiv modern, si e cilëson shpesh kryeministri, të përdorë një program shumë të zakonshëm por që për ekspertët është i papërshtatshëm për të menaxhuar një numër të madh dhe të komplikuar të dhënash dhe në këtë rast bëhet fjalë për testet dhe gjurmimet kundër koronavirusit.  Ky është dështimi i radhës. Aq sa ministria britanike e shëndetësisë deklaroi se herën tjetër do i hedhë të dhënat në dy pjesë, në pritje të një  dosjeje më të përshtatshm, transmeton abcnews.al

Ky bllokim teknik, me sa duket për shkak të Excel, është shumë më i rëndë se sa duket. Kjo sepse një javë më parë ministria e shëndetësisë humbi 15 mijë  raste pozitive me koronavirus. Jo vetëm për sa i përket statistikave ditore por sidomos kontaktet e drejtpërdrejta të këtyre të infektuarve, të cilët nuk kanë mundur të kontaktohen. Si rezultat i kësaj infektimet në vend, ditët e ardhshme mund të rriten dhe më shumë.

Jo rastësisht shifrat në fundjavë ishin shokuese: mbi 12.800 raste të reja të shtunën dhe rreth 23 mijë të dielën. Këto të dhëna u frynë pikërisht nga 15 mijë rastet e zhdukura e që më pas u shtuan në fundjavë, transmeton abcnews.al

Të paktën qeveria e Johnson mund të jetë krenare me të dhënat e aplikacionit të ri të gjurmimit anti covid 19. Në dispozicion të britanikëve prej 10 ditësh, ka rezultuar shumë efikas. Por ka një defekt të vogël: nuk mund të shkarkohet të celularë që janë më të vjetër se 3 vite. Brenda dy javësh janë 15 milion britanikët që e kanë shkarkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!