Në bregdet për fundjavë? Si parashikohet moti për këtë të shtunë

schedule07:21 - 28 Gusht, 2021

schedule 07:21 - 28 Gusht, 2021

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke rrezikuar shira të pakët gjatë mesditës.

Por, sipas Meteoalb, pas mesditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosovë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizotërojnë motin gjatë paradites në Kosovë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të mbete në të njëjtat kushte atmosferike për të gjithë republikën e MV. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!