Në Brazil të inatosur pas mungesës së VAR, Rodrigues: UEFA duhet të ishte më kërkuese

schedule22:36 - 27 Mars, 2024

schedule 22:36 - 27 Mars, 2024

Ishte një sfidë spektakolare, e cila përfundoi me një rezultat spektakolar, megjithatë jo të gjithë ishin të kënaqur pas ndeshjes, me Presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, që ka sulmuar FIFA-n dhe UEFA-n pas gjykimit të gabuar, të arbitrit në supersfidën e “Santiago Bernabeu”.

Kjo miqësore ndezi zemërimin e disa zyrtarëve të Brazilit për shkak të mungesës së asistencës VAR-it gjatë ndeshjes.Një ndeshje që rezultoi shumë më tepër se një ndeshje miqësore, me tension të dukshëm, gola dhe spektakël. Ajo që zemëroi Federatën e Futbollit të Brazilit ishin dy golat e fundit të shënuar nga Spanja dhe vendimet e arbitrit të këtij takimi.

“CBF (Federata Braziliane e Futbollit) informon FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ndeshjet miqësore ata janë të detyruar të përdorin VAR-in kur luan Brazili. Futbolli është shumë i avancuar në Evropë, pse duhet të lërë kaq shumë për të dëshiruar në një ndeshje të rëndësishme si kjo?

Vetë UEFA duhet të ishte më kërkuese. VAR ekziston dhe duhet të mbetet edhe në këtë lloj ndeshjeje. CBF përdor VAR në kategoritë A, B, C, D, në futbollin e femrave, si dhe në kampionatet e të rinjve. Ne jemi vendi që përdorim më shumë VAR-in se çdokush tjetër në botë. Pse të mos e përdorin në miqësore?”,- u shpreh Presidenti i Federatës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!