Emerson Royal u bashkua me Barcelonën këtë verë, por mund të largohet ende pa ardhur mirë. Sky Sport raporton se Tottenham kërkon me ngulm shërbimet e tij.
Barcelona do ishte gati ta lëshonte kundrejt një shifre të parefuzueshme dhe i njëjti burim bën me dije se dy klubet janë në bisedime zyrtare në lidhje me një mbyllje me sukses të këtij operacioni.
Ditë më parë është parë i mundshëm shkëmbimi me Serge Aurier, plus para nga anglezët, por Barça ka refuzuar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse oferta e londinezëve do jetë e duhura. /abcnews.al