Bashkëpunimet janë gjithmonë trendet e verës dhe këngëtarët shqiptarë nuk ngurojnë asnjëherë të bashkojnë forcat.
Më të fundit janë dyshja Ermal Fejzullahu dhe Fifi, të cilët pritet të thyejnë rrjetin. Mirëpo, ndryshe nga kolegët e tjerë, ata kanë zgjedhur muajin tetor për ta lançuar.
Lajmin e bukur e ka dhënë Fifi, ku e pyetur nga një ndjekës në Instagram se kur do të publikohet hiti i radhës, ajo u përgjigjë:“Hiti i rradhes qe e di sigurtqe osht Hit del n’tetor. A po kusho Ermal Fejzullahu”.
Kujtojmë që Fifi prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë, pas ndryshimit drastik në pamje. Ajo pati një ndryshim drastik në humbjen e peshës së saj./abcnews.al
\