Në banesë snajper me fishekë dhe drogë, policia “fundos” vlonjatin

schedule08:38 - 12 Prill, 2021

schedule 08:38 - 12 Prill, 2021

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi në banesë iu gjet armë, municion si dhe lëndë narkotike.

Më pranga ka rënë K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.  Sipas uniformave blu pas informacioneve të marra se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “SIG”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i të riut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SIG”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë.

Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një sasi municioni luftarak, dhjetëra doza me  lëndë narkotike kanabis dhe një palë dylbi optike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “SIG”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

g.v/abcnews.al