Në ballkon për të vjedhur, por policia u bllokon shqiptarëve të gjitha rrugët

schedule09:40 - 16 Korrik, 2019

schedule 09:40 - 16 Korrik, 2019

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi tentuan të vidhnin në një ndërtesë. Siç shkruajnë mediat ishte një kalimtar, i cili pikasi në mes të natës në ballkonin e një pallati dy të rinjtë e moshave 30 dhe 36-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik. Ai lajmëroi menjëherë autoritetet, të cilët rrethuan pallatin.

Në momentin që ata shkuan në vendin e ngjarjes, dy të rinjtë po provonin të hapnin me kaçavide dritaren e një agjencie sigurimesh që ndodhej në katin e dytë të pallatit.

Pasi panë që patrullat e policisë i bllokuan të gjitha rrugët, shqiptarët u vetëdorëzuan tek autoritetet. Mësohet se 30-vjeçari ishte arrestuar për parë në Monza për një vjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!