Tottenham-Liverpool është përballja më e fortë e javës së 20-të në Premier League. Dy skuadrat përplasen mes tyre nesër në mbrëmje (e enjte, 21:00) dhe objektivi i vetëm është fitorja. Kampionët në fuqi të Liverpool nuk po kalojnë një moment të mirë.
Vetëm tre pikë në pesë takimet e fundit në kampionat janë tmerrësisht pak, por Jurgen Klopp beson te kthesa e djemve të tij. Në konferencën e zakonshme për shtypin, trajneri gjerman i “The Reds” ndalet edhe te kundërshtari.
“Kur erdha unë në Premier League, Tottenham ishte skuadra më e talentuar. Hugo Lloris, Kane, Alli, Dier, Lamela, Davis dhe Alderweireld, të gjithë të rinj dhe të talentuar. Suksesi i tyre ishte vetëm çështje kohe. Ata ishin në pozicion të mirë kur mora drejtimin e Liverpool, ne jo.
Na u desh të ndryshonim disa gjëra në skuadër. Gjërat kanë ndryshuar, herën e fundit që u ndeshëm me Tottenham, ishim në dy vendet e para të renditjes. Nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur muajin e kaluar, por po punojmë që muaji i ardhshëm të jetë i suksesshëm.
Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, tani të fokusohemi te Tottenham. Ky është futbolli, po humbasim besimin shumë shpejt. Gjithçka është fantastike në një moment, më pas gjithçka ndryshon për keq. Sulmuesit po punojnë për të gjetur zgjidhje të tjera, ashtu si të gjithë ne.
Duhet të bëhemi skuadra që duam të bëhemi dhe skuadra që askush nuk do donte t’i dilte përballë. Njerëzit thonë që jemi më të mirët në botë, por nuk është kështu, madje nuk është fare problem. Duhet të luftojmë në fushën e blertë.
Aty duhet ta tregojmë se jemi skuadra më e fortë në botë. Nuk është problem se kanë filluar të na kritikojnë, duam të thonë sa më shumë fjalë negative për ne“, përfundon 53-vjeçari nga Stuttgarti. /abcnews.al