Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB flitet shqip/ Begaj për “Real Story”: Zgjedhje personale. Mundësi për t’iu drejtuar komunitetit shqiptar në gjuhën amtare

schedule20:03 - 25 Shtator, 2025

schedule 20:03 - 25 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti të enjten fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

Në emisionin “Real Story” në ABC News Presidenti Bajram Begaj tha se ishte një mundësi të cilën e shfrytëzoi për të folur dhe drejtuar komunitetit shqiptar në gjuhën amtare.

Sokol Balla: Hera e parë pas shumë dekadash, mendoj unë që në Asamblenë e Përgjithshme, flitet shqip. Pse e bëtë këtë zgjedhje?



Presidenti Bajram Begaj: Ishte një mundësi e mirë dhe e shfrytëzova për të folur dhe për t’iu drejtuar komunitetit shqiptar, në gjuhën amtare dhe fjala do të jetë në arkivën e OKB në gjuhën angleze në një nga gjashtë gjuhët e kombeve të bashkuara.

Sokol Balla: Por megjithatë zgjedhja ishte e juaja, ju donit të flisnit shqip sot?

Presidenti Barjam Begaj: Zgjedhja ishte personale dhe doja që të flisja shqip.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!