Në “Arenën e Demave” kërkohet vetëm fitore, publikohen formacionet e sfidës Partizani-Laçi

schedule18:38 - 3 Shtator, 2023

schedule 18:38 - 3 Shtator, 2023

Në më pak se 30 minuta, “demat e kuq” të Partizanit do të presin në stadiumin “Arena e Demave”, “bardhezinjtë” e Laçit, në sfidën e tyrë të parë të këtij edicioni të Abissnet Superiore, me sfidën e parë ndaj Teutës, që u shty për shkak të përballjes në kualifikueset e Conference League.

“Të kuqtë” e kryeqytetit të udhëhequr nga tekniku Zoran Zekiç do të kërkojnë ta nisin mbarë këtë edicion, nga ana tjetër “kurbinasit” e teknikut Skerdi Bejzade do të kërkojnë gjithashtu 3 pikët e para të këtij edicioni dhe pritet që sfida të jetë shumë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Preka, Zekolli, Rrapaj, Gueye, Taipi, Grezda, Bintsouka, Cara.

Laçi: Dajsinani, Qato, Kurti, Dajko, Paulo Junior, Manellari, Kryeziu, Bajramaj, Ujka, Tresa, Sobowale. /i.m /abcnews.al