Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, është objektivi kryesor i Tottenham Hotspur. “Gjelat” e Londrës kanë humbur shërbimet e portierit Hugo Lloris për shkak dëmtimi, ndërsa Gazzaniga nuk ofron siguri.
Si pasojë, Pochettino do të shpenzojë për të afruar në kryeqytetin anglez gardianin kuqezi. Strakosha ka qenë i shkëlqyer për Lazion sezonet e fundit, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim vendin e titullarit.
Për më tepër, Strakosha konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në Serie A. Vetë Pochettino ka pranuar se kur merkato e janarit do të hapet, te Tottenham do ketë shumë lëvizje dhe skuadra do të ketë një fytyrë të re./abcnews.al