Sezoni i ri i Premier League nuk do të jetë i njëjtë si më parë, sidomos për tifozët. Rregullat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 prekin fansat e fubollit, ku deri më tani është vendosur që të lejohen vetëm tifozë të ekipeve pritës në stadiume.
Sipas raportimit të “Sportsmail”, nuk ka asnjë shans që tifozët miq të lejohen si më parë në fillimin e sezonit. Qeveria britanike është e vendosur që të kufizojë pjesëmarrjet në 20 apo 30% gjatë fazës së parë, për sa i përket rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumeve.
Zyrtarët e Premier League zhvilluan ditën e enjte një takim me Sekretarin e Shtetit, Oliver Dowden, si dhe me Departamentin e Kulturë, Sportit dhe Medias për të diskutuar pikërisht për këtë çështje. Shpresa më e madhe për rikthimin e tyre është data 3 tetor, ndërsa tifozët miq ende nuk do të lejohen. /abcnews.al