Mbrëmjen e së enjtes, përveç “legjionarëve” tanë, në fushën e blertë do të zbresin dhe “dardanët” e Kosovës, të cilët do të përballen në transfertë, me përfaqësuesen e Andorrës, në sfidën, gjithashtu të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Para sfidës, një koment të shkurtër e ka bërë dhe sulmuesi, Albion Rrahmani, i cili i ka premutar tifozëve gol në përballjen ndaj Andorrës, pavarësisht se e konsideron këtë të transfertë, si një ndeshje shumë të vështirë.
“Gjendja e ekipit është jashtëzakonisht e mirë. Shpresoj që të gjithë bashkëlojtarët të jenë në fizikun 100%. Na pret një ndeshje e vështirë, por besoj që me kualitetin që kemi do të marrim rezultatin pozitiv dhe pse jo tre pikë. Është ndjenjë e veçantë ta kesh barrën kryesore te Kombëtarja, të cilën e kam ëndrruar me vite që të jem pjesë e saj. Jam shumë krenar që tashmë do të kem hapësirë që ta ndihmojë Kombëtaren. Besoj që në këtë ndeshje të shënoj dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Unë do ta lë shpirtin në fushë për këtë fanellë, sepse është nder dhe krenari ta kesh në trup”,- tha ai. /i.m /abcnews.al