Në Afganistan disa vajza jetojnë si djem për të siguruar më shumë liri dhe të drejta

schedule10:45 - 6 Shtator, 2021

schedule 10:45 - 6 Shtator, 2021

Në mënyrë që t’u mundësohen disa të drejta bazike njerëzore, vajzat në Afganistan mund të veshin një palë pantallona, të presin  flokët e të hiqen si djem. Kështu shprehet Jenny Nordberg, autore e librit “The Underground Girls of Kabul.

“Kjo praktikë mund të rezultojë e rrezikshme, por në disa raste mund të rezultojë relevante,” thotë Nordberg  pasi gratë janë tejet të diskriminuara nga regjimi i talebanëve.

Herën e fundit që talebanët kishin në kontroll Afganistanin, pas luftës në vitet 1980, jeta për gratë në vend torturë, rsaporton abcnews.al.

Siç thuhet në një raport nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, “talebanët i ndaluan gratë të punonin, të ndiqnin shkollën pas moshës 8 vjeç dhe të dilnin në publik pa një të afërm mashkull dhe pa u mbuluar. Gratë e akuzuara për thyerjen e këtyre ose kufizimeve të tjera ndëshkoheshin rëndë fizikisht, shpesh edhe në publik.”

Tashmë, pas largimit të amerikanëve vendi ka rënë sërish në duart e grupit militant duke bërë që grupet për të drejtat e njeriut të shprehin shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!