Në 9 qarqe veç dhe në 3 bashkë: Si do të funksionojë skema Basha-Kryemadhi për zgjedhjet e 25 prillit

schedule12:38 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:38 - 24 Shkurt, 2021

Edhe pse në koalicion, PD dhe LSI kanë zgjedhur që të operojnë përmes një skenari që do të maksimalizojë votën e tyre nisur edhe nga kushtëzimit e Kodit Zgjedhor të miratuar verën e shkuar.

Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.

Qëllimi është që të mos humbasë asnjë votë opozitare dhe thellimi i rezultatit në ato qarqe ku duhet bërë diferenca siç është Tirana, Durrësi, Elbasani, të cilat ose duhen fituar ose duhen nxjerrë barazim në mënyrë që opozita e sotme të jetë maxhorancë nesër.

Lexo edhe: ZGJEDHJET/ Si do të listohen kandidatët e partive të vogla, zbardhet marrëveshja e Bashës me aleatët

Kështu, siç mëson abcnews.al, PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.

Lexo edhe: Basha për koalicion te madh, ftohet për t’u bashkuar edhe Bamir Topi

Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.

Partia e Kryemadhit ka nxjerrë deputetë edhe në Gjirokastër edhe në Dibër, megjithatë futja e kandidatit të saj kryesor në listën e PD-së synon që të çimentojë mandatin.

Pavarësisht kësaj, LSI pritet të nxjerrë edhe një listë fiktive për këto 3 qarqe, e cila do të ketë vetëm efekt ligjor dhe elektoral pasi fushata do të bëhet duke ftuar kuksianët, dibranët dhe gjirokastritët që të votohet kandidati i LSI në listën e PD-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!