Paris Hilton është fejuar me të dashurin e saj sipërmarrësin, Carter Reum. E lidhur prej më shumë se një viti, ajo njoftoi se ka vendosur të fejohet në ditëlindjen e saj të 40-të.
Trashëgimtarja e hotelit ka ndarë imazhe intime nga propozimi romantik, ku ishin të dy të veshur me të bardha.
Çifti udhëtuan drejt një ishulli privat, ku Paris mori propozimin nga i dashuri, i cili u ul në gjunjë.
View this post on Instagram
Kjo është hera e katërt që Hilton është fejuar, pasi më parë i ka propozuar modeli Jason Shaw në 2002, greku Paris Latsis në 2005 dhe aktori Chris Zylka në 2018.