Në 4 ditë, 50% më shumë të shtruar në spitalet Covid, mjekja: Gënjehen nga ditët e para

schedule19:16 - 8 Shtator, 2021

schedule 19:16 - 8 Shtator, 2021

Nga Ajgena Korbi

Oborrin e spitalit Infektiv në Tiranë javët e fundit rrallë e gjen bosh.  Mesatarisht çdo ditë paraqiten  15 deri në 20 urgjenca.

Të infektuarit që kërkojnë ndihmën e mjekëve sipas infeksionistes Migena Qato variojnë nga 20  vjeç deri në të moshuar. Të gjithë paraqesin formë të mesme deri në të rëndë të Covid 19.

Nuk ka forma të lehta” tha ajo. Pse po paraqiten në këtë gjendje? “Ditët e para të sëmundjes janë të gënjeshtërta, kanë simptoma të zbehtë dhe mendojnë se kaq ishte covid” tha ajo.

Në spital nuk ka persona të riinfektuar, por vijojnë të paraqiten  ata që kanë marrë dozat anti Covid të Coronavac, Pfizer dhe AstraZeneca ndonëse të pakët në numër.

Por çfarë po vërejnë mjekët tek këta të shtruar?

Graviteti klinik është diametralisht i kundërt krahasuar me ata që nuk kanë marrë vaksinën, pra paraqesin forma më të lehta, por dhe tendencat në forma më severe të klinikës kalojnë më mirë, e përballojnë më mirë terapinë dhe kanë tendencën të kenë hapa më të shpejtë përmirësimi” tregon infeksionistja Migena Qato

Në katër ditë  që prej rihapjes së Covid 3 numri i të shtruarve në dy spitalet  ku trajtohen të sëmurë me koronavirus  është rritur me afro 50%./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!