Në 33-vjetorin e lindjes, Fifi zgjodhi fjalët më të ngrohta për Klajdi Harunin

schedule17:37 - 18 Qershor, 2021

schedule 17:37 - 18 Qershor, 2021

Sot është një ditë shumë e veçantë për Klajdi Harunin pasi feston përvjetorin e lindjes. Këngëtari mbush 33 vjeç dhe urimet nga miqtë e të afërmit kanë qenë të shumtë. Një urim i ngrohtë nuk ka munguar as nga Fifi, me të cilën gëzon një raport mjaft të ngushtë.

Këngëtarja nga Kosova ka zgjedhur një foto duke u përqafuar për t’i përcjellë dhe disa fjalë të ngrohta mikut të saj. “Djalkaaa jem ❤️ tma gëzosh këtë ditëlindje .. me dashni e me shëndet .. me pozitivitet e me zemrën e bardhë, siç e ke ti e asnji tjetër që njoha deri me sot ? t’paça @klajdiharuni ?”, shkruan Fifi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Faleminderit shum, t’paça dhe un ty ❤️”, ia ka kthyer Klajdi.