Sistemi shëndetësor në Indi ndodhet në kolaps për shkak të pandemisë Covid. Në tre ditët e fundit në Indi janë regjistruar rreth një milion raste me Covid.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 2,624 viktima dhe mbi 340,000 raste të reja.
Ndërkohë ekspertët bëjnë me dije se vala pritet që të arrijë kulmin pas 3 javësh.
Tashmë në spitale ka mungesë të vendeve për shkak të rritjes së rasteve me Covid dhe numrit të lartë të vdekjeve.
Gjithashtu autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë për shkak të mungesës së oksigjenit, ndërsa pacientët dhe familjarët e tyre ndodhen në dyert e spitaleve.
/abcnews.al/