Në 24 orë në Itali numri i viktimave nga koronavirusi mbi 100

schedule18:29 - 30 Maj, 2020

schedule 18:29 - 30 Maj, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit 111 persona kanë humbur jetën dhe 416 raste pozitive me Covid-19 në Itali. Deri më tani numri i viktimave që prej fillimisht të pandemisë ka arritur në 33 340, ndërsa numri i të infektuarve 232 664.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 janë reduktuar në 43 691. Numri i pacientëve të shëruar deri më sot nga koronavirusi është rritur në  155 633 e në 24 orët e fundit janë 2789 të shëruar më shumë.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve me Covid është aktualisht 6680 e në terapi intesive po kurohen 450 pacientë.

Mjaft rajone në jug të vendit regjistrojnë zero raste pozitive në 24 orët e fundit e tampone të kryera deri më sot në të gjithë territorin janë 3 834 621./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!